Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për universitetet.
Në një deklaratë për mediet, drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha se qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike duke i shndërruar në universitete publike të pavarura, ose ashtu siç quhen në VKM, fondacione.
“VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015. Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës”, tha ajo.
Në vijim, Sula tha se përmes kësaj VKM-je universitetet do të rithemelohen.
“Partia Demokratike dënon me forcë këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konsekuente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë
Sarandë. Foto vëzhgim: Koshat e mbeturinave, ‘kokëposhtë’, kamerat dhe pulëbardhat…
Sarandë: Persona të papërgjegjshëm dëmtojnë me dashje pemët në rrugën hyrëse