Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se arrestimet e reja për rastin e inceneratorëve, mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.
Ajo theksoi se votoi reformën në drejtësi dhe institucionet e reja, që të mos këtë më pandëshkueshmeri, dhe sot SPAK nuk doli mbi pushtetin.
“Që në mars gjatë dëshmive në komisionin hetimor kanë deklaruar padije ku kanë shkuar 20 mln euro, duke shfaqur një amnezi totale të asaj që kanë ndodhur me miliona euro që qeveria u ka dhënë pa asnjë logjikë. Ndërkohë që kjo skemë korruptive vazhdon e paguan, zyrtarët janë të qetë. Ato që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar janë të qetë! Jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë. Ministrat e kryetarët e bashkisë që kishin për detyrë ta pengonin këtë skemë ku tre persona me duar në xhepa po marrin 430 mln euro për djegësa që nuk punojnë, janë të qetë. Unë e votova reformën në drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë që të mos ketë pandshkueshmëri. Sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin”, tha Tabaku.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023