Eshtë përmbyllur ne Selanik Ekspozita e 37-të Ndërkombëtare e Turizmit “Philoxenia” e cila u zhvillua në datat 18-20 Nëntor 2022, në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave dhe Konferencave të Selanikut.





Saranda, Gjirokastra, Finiqi, Dropulli dhe Tepelena, në kuadër edhe të “Memorandumit për Turizmin e Integruar”, ishin bashkë për të promovuar turizmin e rajonit jugor, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “PHILOXENIA 2022” në Selanik.
Panairi i mesiperm eshte pasuruar me takime të vazhdueshme me grupe interesi, larmi produktesh dhe destinacionesh turistike, shpalosje e vlerave dhe kulturës, ishin kryefjala e këtyre ditëve, në stendën e “Visit Saranda”dhe “Visit Gjirokastra”.
Biznese turizmi nga këto zona, janë bashkuar për të fuqizuar imazhin e Jugut të Shqipërisë, si një destinacion gjithëvjetor e me potenciale të jashtëzakonshme.



Pavionet e Finiq, Sarandes dhe Gjirokastres jane vizituar dhe shoqeruar edhe me filmime dhe intervista te shkurtra edhe nga blogeri i njohur grek, Eftihis Bletsas, i cili se fundi pasqyroi ne kanalet kombetare greke reportazhe nga Shqiperia turistike.

Ekspozita u përshëndet nga Ministri i Turizmit te Greqise Vassilis Kiklia, Presidentja e Organizatës Helenike të Turizmit, Angela Gerekou, Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas etj,./
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’