SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit “Saranda Art Days” ka mbyllur edicionin e tij të dytë, pasi i solli qytetit një atmosferë dinamike, momente krijuese, ngjyra dhe energji pozitive.

Artistë të ardhur nga 20 vende të ndryshme të botës, kanë krijuar një atelie në hapësira publike, duke performuar live.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të ftonte fëmijët, prindërit e tyre, turistët e çdo qytetar, t’i bashkohej kësaj iniciative për më shumë harmoni e bashkëpunim, duke ndarë eksperienca e duke thyer barriera e paragjykime.

Jona Dividi, drejtore ekzekutive e “Tirana Art” ishte e pranishme gjatë këtij aktiviteti i cili kishte ftuar 33 profesionistë të kombësive të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, ju bashkua aktivitetit, duke falenderuar artistët për performancën e tyre si dhe qendrën “Tirana Art” e cila kishte organizuar këtë event.

Pjesë e aktivitetit ishte dhe një vizitë në sinagogën e Sarandës si dhe në Galerinë e Artit, nën kujdesin e drejtorit të kësaj galerie, Lefter Cekos./ATSH///

error:
%d bloggers like this: