Policia arrestoi një 22-vjeçar nga Ksamili, i cili përplasi ditën e djeshme me makinë një fëmijë 3-vjeçaar.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi M.M, banues në Ksamil.
Ndërkohë mësohet se 3-vjeçarja ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore që ka pësuar nga përplasja.
Njoftimi i Policisë
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës