SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Elida GOREA *)

Sot, tekstet në këngët shpesh janë pa kuptim. Për autorë dhe artistë të njohur një pjesë e konsiderueshme tekstesh në aktivitetesh të ndryshme muzikore, nuk kanë vlerë artistike dhe estetikë.
Për sa i përket teksteve sot në këngë, nëse do të hidhja një vështrim para 5 vitesh ka pasur një problematikë të caktuar teksti në marrëdhënie me muzikën.

Kisha menduar se do të ketë përmirësime, por sipas meje në gjendjen aktuale, tekstet janë bërë të pakuptimta.  Ato nuk kanë fabul, më shumë kanë përsëritje të një fjale, e cila zë vendin kryesor brenda tekstit.

Janë fjalë pa kuptim, janë efekte që gjoja do t’i bëjnë reklamë dhe shkëlqim këngës, por në të vërtetë e humbin atë. Është një shkëlqim i rremë sipas meje.
Mendoj se arsyeja e modelit të këtij teksti pa kuptim është dhe çështje biznesi, siç duket. Kështu kanë veprur shpesh në treg.

Ajo që më vjen pak çudi, eshte se ka breza të rinjsh që e përqafojnë këtë strumbullar fjalësh, e dinë aq mirë përmendësh sa nuk dinë aq mirë edhe tekstet mësimore.
Përgjegjësia me këngët eshte nje tjeter relacion.
Shpreh keqardhjen që kaq pak rëndësi po i kushtohet vargut dhe poezisë në këngë.
Tani në këngë tekstet po dalin shumë të këqija dhe të pavlera për t’u dëgjuar. Dhe prishja e gjuhës shqipe (duke e krahasuar me atë të Kosovës) gjatë këngëve po e përkeqëson tekstin e këngës dhe këngën vetë.
Për problematikën e teksteve vëmë re në këngët që transmetohen në radio apo dhe në rubrika këngësh, që janë në ekranet tona në televizione dhe veçanërisht në Kosovë.
Problemi themelor, reflekse dhe module apo tipologjitë e këngëve që bëhen në Kosovë kanë reflektuar fuqishëm edhe në tregun tonë muzikor. Këngëtarët sikur po rendin pas këtij trendi dhe aq më keq që dhe këngëtarët po bëhen autorë tekstesh.

Nuk e përjashtoj fjalën ‘kantautor’, por ama, teksti i këngës të ketë fabul, kapje interesante dhe duhet të përputhet me muzikën shpirtërisht.
Sipas meje, rasti i degjenerimit të Shqipërisë në Eurovision 2022 nga këngëtarja Ronela Hajati ishte një rast në fakt, mund të them se i turpshëm dhe pacipëri e paparë

 Performanca e saj brenda këngësh kishte një tekst pa lidhje dhe percilleshin vetëm ulërima.

Nuk quhet këngë kjo. Nuk di si mund ta quash ndryshe-///*) Elida GOREA, Gazetare/ SARANDANEWS.AL//

error:
%d bloggers like this: