SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga organizimi në Shqipëri i BMW International GS TROPHY 2022. Rama u shpreh se pilotë nga e gjithë bota zgjodhën Shqipërinë për të marrë pjesë në BMW International GS TROPHY 2022. Kreu i qeverisë theksoi se ata zbuluan e promovuan shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë.

“Mirëmëngjes dhe me entuziazmin e pilotëve nga e gjithë bota, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të marrë pjesë në BMW International GS TROPHY 2022, duke zbuluar e promovuar shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”,  u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

BMW Motorrad solli International GS Trophy në Shqipëri në datat 4-10 shtator 2022.

Motoçiklistët më të mirë të Enduro në botë, eksploruan shtigjet epike, me motorët e tyre GS, në një kompeticion të mbushur me aksion.

Gjatë 7 ditëve pjesëmarrësit garuan me motorët e tyre në male të thepisur, lugina, lumenj të egër, pyje të dendura dhe në vijën bregdetare të Shqipërisë.///

error:
%d bloggers like this: