Presoni që shihni në foto është një tjetër shqiptar i arrestuar sot si pjesë e grupit kriminal të Eskos. Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Meta nga Çorovda. 31-vjeçari ish-i dënuar i të ashtuquajturës “Banda me Kallashnikov” doli në media më 1 tetor ku shfajësoi veten duke thënë se nuk kishte lidhje me këtë bandë që u shkatërrua në Greqi, ndërsa vepronte dhe në universitetin Politeknik të Athinës.
Banda e Kampusit kryente grabitje me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për grabitje që kishin ndodhur më herët.///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet