SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Plagosi me armë zjarri ish-burrin. 50-vjeçarja para gjykatës greke: Dua që ambasada shqiptare dhe media të…

Klodiana Çelo, artistja shqiptare që një vit më parë la të plagosur rëndë ish-bashkëshortin e saj grek në sy të fëmijës, ka dalë para gjykatës sot, me disa kërkesa specifike. Mediat greke shkruajnë se ajo përveçse ka kërkuar disa herë që të ndërrohet trupa gjykuese, ka kërkuar po ashtu që gjyqi të bëhet me prezencë të mediave, madje ka edhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare.50-vjeçarja ka kërkuar gjithashtu që në gjyq të marrë pjesë edhe vajza e saj e mitur, 14-vjeçe, e cila ka qenë prezente në ngjarjen e rëndë ndodhur në Athinë.

Klodiana Celo

Kujtojmë se Çelo qëlloi disa herë me armë ndaj ish-partnerit të saj, një mjek i njohur në Athinë, ndërsa ai ishte në makinë me vajzën dhe po futej në banesë. Ajo ka rrëfyer se ish-burri kishte marrë vajzën pas ndarjes dhe nuk lejonte që ta takonte, ndërsa sipas mediave greke ai kishte fituar kujdestarinë dhe ndaj nënës ishte vendosur dhe urdhërarrest që të mos i afrohej të miturës.///

error:
%d bloggers like this: