SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pllakat e Sarandës, ‘Monument Natyre’, pjesë e kujtesës kolektive të sarandiotëve në dekada…

SARANDE, SARANDANEWS.AL/06 janar -Shkëlqim HAJNO/ Pllakat e Sarandës, ‘Monument Natyre’, jane pjesë e kujtesës kolektive të sarandiotëve në dekada, përpos vlerave ekoturistike, mjedisore, kurative, si gjeomonument natyror, etj

Pamjet e fotografuara sot me 06.01.2023 nga SARANDANEWS.AL, tregojne se ende Pllakat ekzistojne ne nje gjatesi linerare mbi 120 m dhe e meritojne Statusin e vitit 2002 ku me nje VKM ato perzgjidheshin krahas qindra Monumenteve te tjera te Natyres ne Shqiperi.

I. PAMJA SOT

-Sot, me 6 janar falë kohes me diell dhe temperaturave te pershtatshme, Pllkata e Sarandes po frekuentoheshin nga jerez qe benin banjo dielli, ushtronin gjueti sportive peshku, ose thjesht per relaks. Ne mes te Pllakave ende eshte kulla e vrojtimit per sigurinë e jetes se plazhistëve dhe tabela sinjalistike e Bashksie “PLAZH PUBLIK ! “Qe do të thotë se Bashkia e Sarandes qe drejtohet nga Adrian Gurma , nuk e ka fshire nga “defterët” kete plazh publik. I referohet, e shoqeron me sinjalistike publike etj,.

Rreth 6 vite me pare nje organizate e shoqerise civile ne Sarande: AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit Medias dhe Informacionit), për të sensibilizuar publikun dhe turistet vendas e te huaj, realizoi dy tabela sinjalistike dhe i vendosi , perkatesisht njeren ne mes te Pllakave dhe tjetren, ne trotuarin e rruges “Mitat Hoxha””ne afersi te Pllakave per te orientuar te interesuarit per vendndodhjen e Pllkave te Sarandes.

Pas disa muajve ( si per te vertetuar origjinen shtazore te disa njerezve) me nje zell patologjik, te dyja tabela u keputen nga persona anonime. Me ndihmën drejtorise se sheribmeve (kujdes i Rustem Dukës) njera tabele u rivendos ne trotuar. Tjetra, sot eshtë diku në det….Ata qe e prene dhe e flaken ne det, ndoshta duan te instalojne nje tjeter tabele turistike: “NE QEVERISIM, BOTA NA NDIHMON!!”

Me Aliko Alikaj (Likun e Pllakave)

II. LIKU i PLLAKAVE

Liku i Pllakave eshte Aliko Alikaj qe ka nje lokal modest ndanë Pllakave te Sarandes, por qe nuk lejoi njeri t’i demtonte atë pjese qe mbeti pa u kafshuar.

Dhe kete kurajo civile, nuk e tregoi vetem ne kohe te qete, po edhe atehere kur disa oficere policie ne 1997-ën, nuk kishin kurajo civile te mbanin mbi koke kapelet e uniformës se policisë. Ky, eshte Liku i Pllakave me nje kapele qe nuk e heq ne te dymbedhjete muajt e vitit.

III. VKM, nr.187. date 25,03.2021…. ose VENDIM ME SY TE MBYLLUR....

Informacioni i konfirmuar nje dite me pare nga burime zyrtare të Administratës së Zonave të Mbrojtura te Qarkut Vlorë, se gjate nje rivlerësimi nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, objektit Pllakat e Sarandes, i është hequr statusi i ruajtjes (Monument Natyre) i vendosur në vitin 2002, me nje vendim te Këshillit te Ministrave; deshmon qartë dy motive.

a) Ose po ngrihen duart perpjete se nuk jemi te afte te ruajme pasurite kombetare, ne rastin konkret, Monumentet e Natyres.

b) Ose Pllakat e shkreta te Sarandes, kercenohen nga kafshime te reja me dhembe dinosauri? Larg qofte!

Boll qamete jane bere me mjedisin edhe në Sarande ku u sfidua edhe vete natyra edhe Zoti me “prodhimin” e tokes se re ( 50.000 m2) nga uji i kripur….//sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: