SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Portret: Mandarinat e Dhimitrit qe embëlsojnë tiranën edhe sot…

Nga Panajot BOLI

Tani mbi flokët e agronomit shkencëtar Dhimitër Koça, nga fshati i vogël i Ardhasovës, ka renë një mbrymë qe argjendon. Ashtu si vesa e bardhë qe vezullonte në gjethet e limonave dhe portokalleve të Stjarit qe e dashuroi shpirti pasionant i të riut qe filloi punën në vitin 1977 në këtë sektor të fermës se NB së Vurgut.

Dhimitri është një tip i qetë endërrues.Ai ta sjell bisedën shtruar dhe ti sikur ecen në një fushë të madhe qe e zbukurojnë lloj- lloj pemësh me lule dhe fruta me erë të kendshme. Kur i përmend mandarinat , limonat, portokallët, sikur gallërrohet. Sytë i marrin një shkelqim të çuditshëm. Pikon shpirti i tij ëmbëlsi. Gjoksi gufon nga pasioni kur flet për to. Sikur flet për gjenë më të bukur, sikur ledhaton fëmijët e vet. Dardha bie nën dardhë, thotë populli. Keshtu ndodhi edhe me Dhimitrin. Babai i tij ishte mjeshtër i pemëtarisë në fidanishten e Kranesë. Duarfloriri, thoshnin. Përuleshin para tij edhe kuadrot dhe ata me akademi. Djali minoritar, qe shkelqeu në gjimnazin e Konispolit, mendonte të behej arkitekt, mjek i degjuar..Por brenda tij gjallonte edhe një pasion tjetër:ai i babait. Dhe fitoi ai. Se kish rrenjë.Ishte mbjellë pa kuptuar ai pasion i babait:dashuria për pemët, një art i bukur.

Të flasësh me to, të dashurohesdh me to, të gjallosh me to. Endrra e studentit të shkelqyer donte guxim. Të ngrihej mbi paragjykimet. Të përçonte të renë shkencore. Të përballej me mendësitë konservatore. Dhe e vunë në provë. Bloza në agrumet rrezikonte prodhimin dhe pemët. Duheshin përdorur metoda trajtimi shkencore bashkëkohore.Dhe brenda një periudhe të shkurtër i rigjeneroi të gjitha., triumfoi te mosbesimi i kuadrove qe e shikonin një të ri entusiast e pa përvojë.Shpejt fitoi besimin e të gjithëve.Puna e tij jep rezultate të larta Dekorohet me urdhërin e klasit të parë , për punë të shquar në ekonominë bujqesore në 1982, megjithse i ri.

-Kish ardhur Ministrja e Bujqesisë Themie Thomai në sektorin tonë.Në një moment m’u shkrep t’i them një mendim-kujton Dhimitri.. I shpreha mendimin, se kodrat e Tiranës duheshin mbjellë me mandarina. Dhe konkretisht i thashë të mbillen me mandarina Satsuma me nënshartesë trifolata, një lloj si nerenxa. Kjo mandarinë fillon e piqet qe në 15 tetor. Bile e sqarova se nënshartesa Trifolata duron edhe -25 gradë. Të njejtën gje edhe mbishartesa mandarina Satsuma duron po atë gradë. Më pa e habitur dhe mbajti shënim. Mbas disa ditesh më thotë ‘Pa hajde pak lart në Tiranë’ Fillimisht u tremba se thashë kushedi se çdo më kopanisin. Por jo . Ndodhi e kundërta. Më pyetën më hollësi. U pelqeu propozimi im. Ahere përgatitem 10 mijë Trifolata në Stjar dhe i shartuam dhe i nisenm ndermarjes bujqesore ‘Gjergj Dimitrov’ në Tiranë. Pas 5 vitesh nisi prodhimi. Tirana filloi të ëmbëlsohej me mandarinat qe i kishim përgatitur në Stjar-.

Dhimitri na thotë se gjithmonë e reja ndeshet me të vjetren. Duhet guxim. Dhe rastet në punën e tij ishin të shumta. Ai kujton një rast në Stjar kur e thirren urgjent dhe e vunë me shpatulla prej muri organizata e partisë, se rrezikohej prodhimi i domatës, pas ankesës të brigadierës se binin lulet e domatës. Ai buzeqeshte kur ata i thoshnin se rrezikonte..Ai i mori drejtuesit dhe i çoi në fushë. U tregoi se janë dy lloje lulesh qe çel domatja, femra dhe mashkull. Lulja mashkull pasi fëkonton lulen femrën bie, pra ranë ato lule qe s’janë për domate kokërr.. Përgatisnin goditjen e madhe dhe iken të zhgenjyer.. Ose çuditeshin kur unë urdhëroja në pranverë të ujisnim agrumet.kur kish thatësirë. Pa atë ujitje lulet binin

Dhimitri nuk iu nda shkencës. Në 1884 bëhet bashkëpunëtor shkëncor për pemëtarinë.. Dhe shkallëve të ngjitjes nuk do t’i ndahet.Në 1889 bëhet kandidat i shkëncave.I futet eksperimenteve si përgjegjes i stacionit të pemëtarisë qe varej nga Vlora,. Njëkohësisht bën specializimin pasuniversitar dhe në 1993 mbron titullin doktor i shkencave për pemëtarinë.. Në 1996 për 4 vite bën një specializim në Greqi Në 2000, behet Prof As dhe punon deri në 2020 në Ministrinë e Bujqesisë të Greqisë.

Shkrimet dhe studimet e agronomit minoritar, Dhimiotër Koça nga fshati Ardhasovë,afër Livadhjasë, do të botohen në shtypin shkencor gjerman, amerikan, anglez dhe francez/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: