SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Potesta e 12 nëntorit. Berisha: Rama, armik i lirisë dhe votës që nuk njeh ligje e Kushtetutë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti të pranishmit në miting që siç e cilësoi ai është i jashtëzakonshëm.

“Ne mblidhemi sot këtu në një kohë njëlloj si 32 vite më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment pse ne sot pas 32 viteve rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të bekuar se kjo tokë. Nuk ka vend më të pasur se ky vend. Shqiptarët sot janë populli i gomoneve sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama u ka grabitur votën. Ka shndërruar lirinë e tyre, në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë tonë, i votës tuaj nuk njeh ligje, Kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë narkoshtet t’i rrëmbejë shqiptarëve votën. Së bashku me votën dinjitetin, shpresën dhe besimin. Pas Enver Hoxhës Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejtë të ardhmes”, theksoi ai.

Gjithashtu Berisha dha sot dhe një mesazh për partnerët dhe aleatët ku i kërkoi të mos mbështesin Edi Ramën sepse nuk do ketë stabilitet pa votë të lirë.

“Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA. Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara”, tha ai.

Berisha tha se ne nuk do jemi më vend vasal, partnerët tanë duhet ta kuptojnë se Shqipërisë i duhet një vend sovran. “Shqipëria sot është do të thosha, është vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Por merren edhe në Ankara. Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen, me Beogradin, me vëllezërit Kariç, merret porti i Durrësit. Të gjitha këto do marrin fund. Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, theksoi Berisha.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, nga tribuna e protestës u tha se, “kjo protestë madhështore nuk mund të mbyllet pa nderuar kujtimin e atyre që dora e pushtetit i vrau, arma e pushtetit i vrau. Ardit Gjoklaj, Klodian Rasha, Lear Kurti. Ju ftoj që në dyert e Kryeministrisë të ndezim qirinj në kujtim të jetës së tyre”. Pas kësaj thirrjeje protestuesit çanë kordonin e Policisë dhe u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë. Disa protestues hodhën bojë të kuqe drejt mureve të Kryeministrisë, ndërsa të tjerë ndezën qirinj në kujtim të të ndjerëve, të cilët sipas Partisë Demokratike kanë humbur jetën nga dhuna e shtetit.

Protesta u mbyll e qetësisht rreth orës 19:20 në bulevardi Dëshmorët e Kombit./atsh///

error:
%d bloggers like this: