Policia e Sarandës dhe Forcat Operacionale kanë arrestuar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ata akuzohen për korrupsion dhe abuzim me detyrën në lidhje me lejimin e ndërtimeve pa leje në zonat e plazheve të Ksamilit.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga Forcat Operacinale, në pranga përfunduan 7 persona pasditen e djeshme në Sarandë. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një automjet të IKMT, i cili ndodhet i bllokuar në Komisariatin e policisë Sarandë. Operacioni i policisë vijon, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.
Zona e Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të frekuentuarat gjatë sezonit turistik veror nga pushues vendas dhe të huaj për shkak të bukurisë së ujërave dhe vendeve panoramike.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Në Ditën Botërore të Ujit, Kompania e Ujësjellësit promovon një aktivitet ndërgjegjësues.
Sarandë. Kandidati i PD Ardit Cikuli në takimin me banorë në “Baba Rexhepi”:”Kjo lagje jeton si në mesjetë!”
Greqia në zgjedhje të përgjithshme në maj, qeveria përballet me zemërimin për katastrofën e trenave!