Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në konferencën për mediet i pyetur se pse u zgjodh Tirana për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tha se, “para disa javësh u propozua që të bëhesh ky takim këtu dhe u vendos Tirana si vendi i duhur”.
“Dua t’ju falenderoj Juve, i dashur Edi, dhe ekipin tuaj, pasi ishte mbresëlënëse, sesi u bë kjo gjë dhe në pak kohë u bë një gjë kaq e madhe. Nuk është kaq e lehtë. Ne kemi përvojën tonë në Bruksel, kërkohet përpjekje nga më të ndryshme, zakonisht përpjekje logjistike etj.,… por që kjo gjë u bë e mundur këtu”, deklaroi ai.
Michel tha se, “samiti në Tiranë, është jo vetëm një gjë e mirë për Shqipërinë, por sigurisht që kemi një sinjal shumë të qartë që i përçojmë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, sepse ideja nuk është që të flasim vetëm me udhëheqësit të vendeve, por edhe t’u dërgojmë mesazhin qytetarëve”.
“Ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët”, theksoi Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023