SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se presidenti duhet antikomunist.

Në një prononcim për mediet, Alibeaj u shpreh se e rëndësishme është që në fillim të përcaktohen kriteret. “Çfarë do të thotë një president antikomunist. Kandidati për President i Republikës nuk duhet të jetë bashkëpunëtorë, agjent i shërbimit sekret në periudhe 1944-1991. Mos ketë qenë kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, anëtarë i Presidiumit, Prokurori i Përgjithshëm kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, prokuror, gjyqtar. Dëshmi për angazhimin dhe përkushtimin e tij për zhdukjen dhe ç’rrënjosjen e tij përbëjnë avantazh, do të thotë janë standarde ligjor por politike të Partisë Demokratike”, tha ai.

Ai shtoi se përveç kësaj në bazë të këtyre kritereve që shërbejnë janë dhe vlerat kryesore të PD-së.

“Është vendosur një lloj kriteri nga pjesa e grupit parlamentarë mosaktivizimin 5 vjet në politikë, megjithatë siç është bërë e ditur nga ne ky kriter nuk është i shkruar në gur. Ne tashmë këtë qëndrim tonin ua afrojmë grupeve parlamentare, sidomos atyre të opozitës. Në takimet me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun, ata kanë qëndruar fort te çështja e kritereve dhe antikomunizmit. Jemi të hapur për diskutim”, tha ai.

Alibeaj tha se, procedura është ajo që garanton respektimin dhe realizimin konkret të këtyre kritereve.

“Ne kemi qëndrimin se opozita duhet të propozojë sipas një mekanizmi të bërë publik. E për këtë arsye jo vetë të arrijmë një proces real, një proces jo fars, një proces që të shndërrohet në buzëkuq të mazhorancës. Pres publikisht nga mazhoranca të kenë qëndrimin e tyre”, tha ai.

I pyetur se çfarë tagri ka kur janë caktuar Luçiano Boçi dhe Oerd Byllykbashi për të negociuar, Alibeaj tha se që të dy janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Grupi është mbledhur disa herë dhe gjithësecili e ka pasur mundësinë për të shprehur opinionin e vet. Kjo është çështje e tejkaluar.///

error:
%d bloggers like this: