U prezantun në Athinë dy librat e fundit te autorit sarandiot Panajot Zotos: “Të jetosh me lajmin,të rrezikosh për të vërtetën” dhe “Vdekja e një bote”.
Veprimtaria promovuese u inicua nga kryesia e shoqatës “Bashkimi Delvinjot”. Ne kete event kulturor ishin te pranishem dhjetëra emigrantë, pjesë e komunitetit të emigrantëve delviinjotë në Athinë, etj,.


Gazetari dhe prozatori Koco Kosta dhe poeti i njohur dhe shkrimtari Niko Kacalidha. folen mbi krijimtarine e fundit te Zotos paraqitur ne dy botimet e mesperme.
Nje çast i veçante ishte edhe dhenia e autografeve nga autori per lexuesit e tij delvinjote ne diasporen greke.


Autori Panajot Zoto falenderoi ne fund per realizimin e ketij eventi organizatorët: Ilia Zero, kryetar i Shoqates “Bashkimi Delvinjot”, veprimtaren Ana Buzuka sekretare, si dhe dhe Anastas Kallojeri, nënkryetar i kesaj Shoqate./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës