Ditën e sotme ka nisur në orën 8.00, në çdo degë të Partisë Demokratike , procesi i votimit në Primaret e PD. Zyra e shtypit dhe komunikimit të PD njoftoi sot se, kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Në selinë qëndrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.
Pas votimit kandidatët do të prononcohen për median.
Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30.; Kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00.
Kandidati Julian Deda në orën 10.15.; Kandidatja Adriana Kalaja në orën 10.30.
Kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45; Kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00
Kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës