SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Opozita e bashkuar ka marrë vendim sot për nisjen e protestave mbarëpopullore me efekt të menjëhershëm”, deklaroi sot Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas takimit me aleatët e opozitës së bashkuar.

Në një deklaratë për mediet pas prishjes së godinës së Tetarit, Basha tha se “sot është një tjetër shembull i keq se vendi drejtohet nga një hajdut, i cili ka marrë marr peng shtetin dhe institucionet. Kjo e sotmja është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vetë”.

“Prej shtatë vitesh, PD dhe opozita kanë bërë betejë me autorin e kësaj të keqja që është Edi Rama. Opozita ka vendosur të marr të gjitha masat për largimin së të keqes së shqiptarëve”, tha ai.

Basha riktheu në vëmendje marrëveshjen e bërë me kryeministri Edi Rama tre vite më parë, por u premtoi shqiptarëve se kjo gjë e tillë do të përsëritë.

“Si sot tre vite më parë u ula me këtë njëri me shpresën dhe besimi se forcat politike mund të arrinim një marrëveshje në të mirë të popullit në të mirë të unitetit të kombit dhe për garantuar një  proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se unë gabova. Dua të garantojë shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë se opozita është e vendosur të marrë të gjitha hapat demokratik për të vendosur për largimin një ore e më parë të keqes së shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të së keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama”, tha ai.

Duke folur për vendimet që mori opozitës, Basha theksoi se “vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protesta e Aleancës Qytetare, shoqërisë civile dhe qytetarëve kudo që ndodhen dhe nisja nga ana e opozitës e protestës qytetare dhe mbarë popullore, me efekt të menjëhershëm”.

“Dua, po kështu, të ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, jo vetëm para Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe gjithë artistëve e njerëzve të kulturës dhe artit shqiptar, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë angazhimin tonë që nesër në pushtet në qeveri e zgjedhur nga vota e qytetarëve, duke vendosur interesat e bashkimit kombëtar dhe të mirëqenies së njerëzve dhe mirëqenies së shpirtit të kombit, jo vetëm sipas angazhimit me shkrim që kemi bërë verën e kaluar, do të restaurojë në gjendjen e mëparshme Teatrin Kombëtar, por do të sigurojë me të gjitha format dhe mënyrat ndëshkimin shembullor të autorëve të kësaj ngjarje të tmerrshme”, deklaroi kreu i PD-së. /

error:
%d bloggers like this: