SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se më 6 dhjetor do të protestohet për vlerat evropiane.

Në konferencën e përjavshme për mediet, Berisha foli për protestën e opozitës të thirrur më 6 dhjetor, ditën e samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se më 6 dhjetor opozita shpreh mbështetjen për vlerat evropiane. “Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në boat-people, në njerëzit e gomoneve. Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët. Është një rast për të shprehur me dinjitet, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE. Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jeni të pranishëm”, tha ai.

Sipas Berishës, BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë.

“Për t’i dhënë fund projektit përçarës në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Europës me flamurin e Procesit të Berlinit. Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrosur projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit. Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan”, tha ai.

Po ashtu, Berisha foli dhe për marrëveshjen e Portit të Durrësit të miratuar nga Kuvendi të enjten me 76 vota pro 31 kundër.

Sipas Berishës, Rama do bëhet më i pasur se Alabari.

“Ajo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste. Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik. Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndërtohet në Porto Romano po nga kompania Emaar. Pra do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën”, tha ai. ///

error:
%d bloggers like this: