SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të shmangin tubimet e mëdha pasi kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth.

“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të çojnë në dhunë të mundshme .Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, – thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu ambasada e SHBA-së në Tiranë orienton qytetarët për veprimet që duhet të ndërmarrin. Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediet lokale,  të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre dhe të mbajnë një profil të ulët.///

error:
%d bloggers like this: