Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan mbrëmjen e se premtes një protestë përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.
Gjatë qëndrimit përpara Ministrisë së Brendshme qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën fjalime, ku kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e rastit të të riut që ndërroi jetë dy netë më parë. Më pas ata u drejtuan përpara Kryeministrisë.

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë më 19 tetor nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, nga frika se mos e kapte policia me drogë.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës