SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkon përjashtimin 8 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bllokuan pak ditë më parë foltoren e Kuvendit.Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga seanca plenare për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit. Kërkesa është firmosur nga 7 deputetë të Partisë Socialiste. ‘Deputetët Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji në mënyrë të koordinuar mes njëri-tjetrit bllokuan foltoren e Kuvendit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të seancës, duke bërë të pamundur që deputetët të merrnin fjalën, si çishte parashikuar në rendin e ditës”, thuhet në kërkesë.

“Deputetët Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati në mënyrë të përsëritur kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krijimin e zhurmës dhe bllokimin e punës së Kuvendit. Edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesja e seancës, deputetët e sipërcituar vazhduan të pengonin zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke mbajtur të zaptuar foltoren.’- theksohet në kërkesën e PS-së.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Sekretariati i Etikës, që do të mblidhet ditën e mërkurë në orën 10:00.

Salianji: Memecëria parlamentare do marrë fund

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me kërkesën e bërë nga deputetë e PS-së që propozuan përjashtimin e 8 deputetëve të Partisë Demokratike për shkak të bllokimit të foltores së Kuvendit.

“7 deputetë të PS që thuajse nuk flasin kurrë qenkan shqetësuar se pse ne si deputetë të opozitës kërkuam në seancë të mbrojmë interesin publik duke kërkuar fjalën. Kërkuam që Rama të përgjigjej në parlament para qytetarëve për super skandalin Rama- Mcgonigal. Edi Rama nuk i ble dhe as kërcënon dot institucionet e SHBA dhe as i mbyll dot gojën mediave botërore me kërcënime, joshje apo shantazhe kërkon të eliminojë opozitën”, shkruan Salianji

Salianji shton se, deputetët që kanë zgjedhur të bëjë kërkesën janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare

“Përdor gjithçka për kërcënimin dhe eliminimin e opozitës, nga produkti i çdo aseti për implikimin e Mcgonigal, pagesat korruptive, përdorimi i krimit, nuk rastësore që në krye të kërkesës për përjashtimin e deputetëve të opozitës qëndron një deputet që del në publikimet e gazetës Bild si i lidhur me bandat më famëkëqija të krimit në Shijak dhe Durrës”, shkruan ai.///

error:
%d bloggers like this: