SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Edhe nëse nuk e shohim kurrë nga Toka ”fytyrën” e fshehur të Hënës, ne e dimë se si është falë sondave të shumta që kanë fluturuar mbi të dhe e kanë fotografuar në detaje, shkruan focus.it.

Që kur kanë pasur këto imazhe, gjeologët dhe planetologët gjithmonë kanë pyetur veten pse dy anët e Hënës janë kaq të ndryshme.

Dallimi nuk është vetëm morfologjik (pra pak a shumë krateret), por edhe në përbërje.

”Fytyra” e saj përballë nesh, për shembull, ka një përqendrim jonormal të elementeve të pasura me kalium, toka të rralla dhe fosfor.

Pyetjes legjitime se cili ishte shkaku i mundshëm i këtyre dallimeve, deri më tani janë dhënë përgjigje të ndryshme.

Sipas studimit, të kryer nga Universiteti Brown, ai i Purdue, Laboratori i Shkencave Hënore dhe Planetare në Arizona, Universiteti i Stanfordit dhe Laboratori i Propulsionit Jet i NASA-s, dallimet e thella midis dy “fytyrave” të Hënës do t’i atribuohen një ndikim kolosal që preku polin jugor të saj rreth katër miliardë vjet më parë.

Përplasja lindi gjigantin “Baseni i Polit të Jugut-Aitken”, i cili ndodhet në anën e largët të Hënës.

Por, pse ka një përqendrim të lartë të kaliumit, tokave të rralla dhe fosforit gjithmonë pranë anës përballë nesh?

Kjo do të ishte për faktin se këta elementë lidhen shumë fort me elementë të tjerë kimikë dhe për për këtë arsye ata janë të fundit që kristalizohen duke sjellë përqendrime anormale në krahasim me ato që gjenden në shkëmbinjtë e tjerë vullkanikë.///

error:
%d bloggers like this: