SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Puna në të zezë apo të papunët?! Ministri Ahmetaj: Ka nisur tashmë operacioni humanitar. Ja fashat që përfitojnë!

/01/04/020// Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News 24, sqaroi live se si do të duhet të aplikojnë të punësuarit e biznesit të vogël apo të vetëpunësuarit për të përfituar “pagën e luftës”.

“Kemi nxjerrë një vendim qeverie që detajon mënyrën si do verifikohen dhe paguhen nesër on line të punësuarit apo të vetëpunësuarit e biznesit të vogë. Formulari do jetë që nesër i gatshëm për tu plotësuar nga qytetari pranë DPT. Nga DPT mblidhen dhe verifikohen të dhënat. Menjëherë aprovohet në bazë të formularit dhe i paguhet individit në bordero nëpërmjet sistemit banker, kush nuk ka llogari bankare di t’i hapet një llogari”,- sqaroi ai, duke shtuar se përfitues do të jenë 60 mijë e 442 persona.

Por si do të veprohet me personat që punojnë në të zezë apo njerëzit e papunë të bllokuar në shtëpi si pasojë e pëndemisë së koronavirusit. Ministri Ahmetaj sqaroi se ata do të trajtohen me ushqime dhe për këtë ka nisur tashmë një operacion humanitar.

“Kjo është pjesë e operacionit humanitar, po ju them se cfarë ndihmash ju pjapim ne këtyre familjeve, cfarë lloj ndihme ju jep shteti. Janë 77 mijë e 877 familje me ndihmë ushqimore, 21 mijë e 625 me ndihmë mjekësore si dhe ndarja e pensioneve. Ju duhet të dini që informaliteti është skllavëri. Ndaj iu referova operacionit humanitar ku familjet marrin pako të herëpasëhershme. Rezerva e shtetit ka sot 20 mln dollarë për të blerë ushqime për pako”,- sqaroi ai.//R-SR//

error:
%d bloggers like this: