SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Punoj për bashkim por…”. Açka: Berisha duhet të bëjë një hap pas, nuk ka reflektuar për…

Deputetja, Flutura Açka në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet e brendshme në PD, ndërsa u shpreh se opozita nuk ka kohë për të humbur, por duhet të bashkohet për t’ju përgjigjur dhe bërë bashkë të gjithë demokratët.

Gjatë bisedës në studio deputetja Açka u shpreh se ka ardhur koha që politika e vjetër në PD , ti lërë vendin politikës së re, duke shtuar se kreu i PD Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas, pasi sipas saj kryedemokrati nuk ka reflektuar për ‘97, Gërdecin dhe 21 janarin.

“Me respekt për politikën e vjetër, por duhet të ndërrojmë kurs njëherë e përgjithmonë. Vërtet primaret mund të jenë të shëndetshme, por a kanë qenë vërtet të shëndetshme në këtë gjendje ku është PD. Disa prej zgjedhjeve nëpër rrethe janë kthyer në bumerang, të gjithë problematikat duhen parë sidomos në disa zona. Nuk po flas për kokat  nxehta të grupeve parlamentare, por bashkimi duhet të vijë natyrshëm.

Nëse duam të shërohemi duhet të shkojmë në thellësi të plagës. Unë kam dëgjuar zëra se po punohet për të ndarë partinë, por e kam thënë se nuk do të punoj me copëza partish, punoj për demokratët. Kur kam hyrë këtu Berisha ka qenë jashtë politikës. Berisha nuk ka reflektuar për ’97, Gërdecin dhe 21 Janarin dhe këtë unë nuk e pranoj. Kjo nuk ka të bëjë fare me non-gratat, sa kohë nuk as letra as dokumente. Unë e kam për ato tre gjëra për të cilat Berisha duhet të kishte reflektuar, ka qenë lidership në atë kohë. Unë punoj për bashkimin, por kam kushtet e mia”, tha deputetja Açka.///

error:
%d bloggers like this: