SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Punonte në vjeljen e ullinjve, identifikohet shqiptari i vrarë dhe groposur në Greqi

Një 31-vjeçar shqiptar është vrarë pak ditë më parë plazhin e në Kyparisia në Pelopenez, Greqi. Sipas mediave lokale shqiptari i cili thuhet se ka qenë duke mbledhur ullinj është vrarë dhe është groposur në plazh. Një qytetar që po shëtiste qenin e tij kanë vënë re trupin e shqiptarit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Sipas tyre, trupi i përket 31-vjeçarit Eni Dollani nga Gramshi i cili nuk ishte banor i përhershëm i zonës, por shkonte për të punuar me sezone. Sipas autopsisë, 31-vjeçari shqiptar kishte plagë të shumta në kokë të shkaktuara nga një send i fortë metalik.

Prej ditës së djeshme, autoritetet policore kanë bërë disa arrestime dhe kanë marrë shumë deklarata për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zbardhen motivet e kësaj vepre kriminale. 31-vjeçari dyshohet se ka pasur 12 mijë euro me vete, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi.///

error:
%d bloggers like this: