SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Qarku Vlorë, vlerësoi tre peronalitete të spikatura

Nga Ana VANOVA

Këshilli i Qarkut Vlorë vleresoi një dite më parë tre personalitete të spikatura në hapësiren e Bashkisë Himarë. Gjatë një ceremonie zyrtare organizuar me ketë rast, titulli “ Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë” iu kordua profesor Vasil Gjivogli nga Piqerasi, studjuesi Albert Habazaj nga Tërbaçi dhe poetit Kristo Çipa nga Piluri.

Të pranishem në kete ceremoni ishin kryetari i këshillit të Qarkut Vlorë, Elvis Moçka, deputetët Bujar Leskaj e Vullnet Sinaj dhe kryetari i bashkisë Himarë , Gjergji Goro. Ishin të pranishëm edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa si dhe krijues, poetë, aktorë, këngëtarë, mjekë , dashamirës e familjarë të personaliteteve të vlerësuara.

Duke folur për ketë ceremoni nderimi Kristo Çipa u shpreh: “Falënderoj Kryetarin dhe këshillin e Qarkut Vlorë për vlerësimin që më bën me këtë titull të lartë.Falënderoj shoqatën e poetëve dhe shkrimtarëve“ Petro Marko” Vlorë për propozimin që bëri pranë këshillit të Qarkut; falënderoj komisionin e titujve pranë këtij këshilli, deputetët Leskaj e Sinaj dhe kryetarin Goro që më nderuan me praninë e tyre dhe padyshim, të gjithë pjesmarrësit në këtë event. Falënderoj gjithë botën shqiptare! “.

Çipa nje felënderim te veçante ia rezervoi këngëtarëve të talentuar të Pilurit, homofonëve të shquar të cilet e mbeshtesin dhe inspirojnë në udhëtimin magjik të këngës pilurjote si pjese e spikatur identitare e etnkultures shqiptare./sarandaNews.al///

289Ti, Muazeze Qilimi Kanushi, Leka Gjicali dhe 286 të tjerë

error:
%d bloggers like this: