SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Edhe pse ”Pinoku” është një roman për fëmijë, shkencëtarët spanjollë nga Universiteti i Granadës së fundmi kanë zbuluar atë që ata e kanë quajtur “efekti i Pinokut”, pasi kanë zbuluar se hunda ndryshon kur themi një gënjeshtër, shkruan delmondo.it.

Studiuesi Emilio Gomez dhe ekipi i tij zhvilluan një test që përdor termografinë për të treguar nëse njerëzit gënjejnë dhe zbuluan se sa herë që pjesëmarrësit gënjenin, temperatura e majës së hundës binte deri në 1,2 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ballit rritej me 1,5 gradë. Studiuesi zbuloi gjithashtu se rënia e temperaturës në nivelin e hundës gjithashtu çon në një reduktim të lehtë në madhësi, megjithëse ndryshimi nuk dallohet me sy të lirë.

”Gënjeshtra rrit temperaturën e ballit dhe ankthi që po gënjen ul temperaturën e hundës”, shpjegoi Gomez.

Për të kryer studimin, shkencëtarët u kërkuan 60 studentëve të bënin një telefonatë tre-katër minutëshe me prindërit, partnerët apo miqtë tuaj dhe të shpiknin një gënjeshtër të besueshme deri-diku.

Pjesëmarrësve iu desh të shpiknin gënjeshtrën gjatë telefonatave dhe kamerat e imazhit termik zbuluan këtë “efekt të kundërt Pinocchio” të shkaktuar nga ndryshimi i temperaturës në hundë dhe në ballë.

Është interesante se detektori termik i gënjeshtrës zbuloi ndryshimin e temperaturës në 80 për qind të subjekteve të testimit. ”Me këtë metodë kemi arritur qëllimin për të rritur saktësinë dhe për të reduktuar shfaqjen e rezultateve false, gjë që është e shpeshtë me metoda të tjera si poligrafi”, theksoi Gomez./ //

error:
%d bloggers like this: