SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Qeveria “zgjidh qesen”, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Kryeministri Edi Rama njoftoi paketën e bonusit për fundvitin. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, si rrallë herë kryeministri Edi Rama tha se qeveria edhe këtë vit do të japë 5 mijë lekë të reja për pensionistët, 11 mijë lekë të reja për familjet në nevojë dhe pensionistët në invaliditet. Duke nisur nga viti që vjen, numri një i qeverisë, Rama tha se qeveria do të ndihmojë në janar nënat me 3 fëmijë, të cilave do t’ju paguajë siguracionet shoqërore sikur janë në punë.

“Do japim 5 mijë lekë të reja për pensionistët. Do mbështesim edhe familjet me ndihma ekonomike. Mbeten në vëmendje dhe në nevojë. Kemi marrë edhe vendimin që nga janari të aplikojmë një tjetër masë të konsultuar me publikun për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur,”-tha Rama.///

error:
%d bloggers like this: