/31 mars/ATSH/ Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90-ditore nuk do të penalizohen nga qeveria greke për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe kërkojnë të kthehen në Shqipëri pasi u mbaron leja e qëndrimit 90-ditor në zonën Shengen.
Rama deklaron se nuk do të gjobiten nëse kalojnë afatin e qëndrimit, për shkak se kufiri është mbyllur si pasojë e vendimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit. Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”, deklaroi Rama.//R-SR//
ME SHUME LAJME
Tragjike! Mes viktimave nga koronavirusi, edhe gazetarja e njohur
“coronavirus.al”/ 259 të prekur, 76 të shëruar, 15 viktima dhe 1823 teste të kryera
FJALË TË ÇMUARA/ KA MILIONA MBIJETUES, BËJI NJË MILION E NJË