SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 1026 aplikime janë kryer në një javë nga qytetarët për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Shifrat i publikoi kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se aplikimi i qytetarëve për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, me koston që subvencionohet në masën 70% nga qeveria, ka ardhur në rritje.

“Do të vazhdojmë të mbrojmë me çdo çmim konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize globale të çmimit të energjisë dhe do të rrisim me ngulm e durim fuqinë tonë energjetike”, theksoi Rama, i cili ftoi qytetarët të aplikojnë në adresën http://eficenca.gov.al

Prej 1 nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga qeveria.

Nga 1 nëntori qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencion në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2.///

error:
%d bloggers like this: