Kryeministri Edi Rama siguroi se do të bëjë për Vlorën në çdo mandat dyfishin e asaj që është bërë, përfshirë edhe mandatet e qeverisjes socialiste.
Gjatë prezantimit të investimeve publike të kryera në bashkinë e Vlorës, Rama tha se investimet në infrastrukturë kanë shërbyer për të rritur numrin e turistëve.
“Numri i turistëve i rritur sot në mënyrë eksponenciale do të thotë rritje e të ardhurave për njerëzit që jetojnë në vendin ku vijnë turistët, sepse turistët vijnë dhe konsumojnë këtu. Pjesa tjetër për të cilën ne do të luftojmë dhe unë nuk do t’i ndahem është pjesa që kjo që vijë edhe më shumë dhe të vijë në mënyrë edhe më kuptimplotë në familje, tek pagat dhe tek pensionet”, tha ai.
Rama siguroi se “koha do ta tregojë se siç ndryshoi dhe po ndryshon ekonomia e Vlorës, do të ndryshojë dhe ekonomia e familjeve”.///
ME SHUME LAJME
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’
“New York Times” detaje të reja për dosjen McGonigall: Çmontohen akuzat e Sali Berishës