SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Berisha ishte aty për të marrë peng lëvizjen studentore

 Kryeministri Edi Rama deklaroi se, ishte ndarë me PD-në që kur anëtarë të saj i kishin thënë se Ramiz Alinë e kishin konsensual. Në fjalën e tij në seancën plenare ku po diskutohej projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, në replikë me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi, Rama e cilësoi Berishën pjellë të komunizmit

“Aty kam dëgjuar për herë të parë fjalën konsensual dhe se Ramiz Alinë do ta vemë kandidat të përbashkët dhe mua me etiketuan të dyja palët edhe ajo e Punës edhe ajo e antikomunistëve komunist si fashist. Dhe “non grata juaj nuk donte të na linte të flisnim dhe tha: nuk mund të flasin këtu ata që duan të nxjerrin llumin nga burgjet. Quante llum të parët tuaj””, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës.

“Ai është pjella e asaj partie dhe atij barku dhe ai e mori dhe importoi gjithë mënyrën tinzare, të pabesë, “thuaj një gjë, mendo një gjë tjetër dhe tjetër vepro e bëri frymë dhe gërmë të PD-së”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se, teksa Alibeaj thotë se ndryshimet në ligjin për “Dosjet” nuk është pazar, kërkon të çojë mesazh tek PD. Sipas Ramës, nuk ishte PD që rrëzoi komunizmin. “Ai komunizmi qe nuk ishit ju që rrezuat, as ai nongrata juaj. Ai ishte aty, jo për të rrëzuar komunizmin, por për të marre peng me taktikën e ekspertit, Sekretarit të Partisë, që kishte 25 vite që toroliste organizatën, lëvizjen studentore. Dhe e mori”, u shpreh Rama. Daljet pranë “Varrezave të Dëshmorëve” të disa njerëzve me foto të ish- diktatorit Enver Hoxha, Rama i cilësoi si turizëm politik. Ndërsa shtoi se, Agjencia Telegrafike Japoneze ka publikuar për “Bunk Artin”, kur opozita deklaronte se po ringjallej komunizmi./ata//

error:
%d bloggers like this: