Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ambicia e qeverisë është që brenda këtij mandati ta çojë në 100% rritjen e pagës së mjekëve e infermierëve në raport me pikënisjen.Gjatë përurimit të Spitalit të ri Infektiv në QSUT, Rama tha se me buxhetin e ri shkojmë në 70% rritje page.
“Me ndihmën e Zotit që mos të na sjellë një tjetër katastrofë që të na detyrojë të spostojmë fondet e dedikuara për qëllime të caktuara do të arrijmë ta çojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë”, tha Rama.
Ai siguroi se investimet do të vijojnë edhe në territore të tjera nga Dibra në Gjirokastër, nga Lezha dhe më tutje në zona të tjera për ta përmbyllur të gjithë mozaikun e infrastrukturës së shëndetësisë dhe për ta transformuar atë. “Kjo nuk mjafton. Ne duhet të ecim me autonominë spitalore. Kemi modelin e parë që do t’i hapë rrugën shtrirjes së autonomisë për të bërë të mundur rritjen e pagës së mjekëve sipas performancës”, tha ai.
Rama theksoi se kjo është ambicia për periudhën në vijim.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023