SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një tjetër denoncim ka bërë Rama në konferencën për shtyp sot së bashku me ministrin Manja. Rama ka përmendur faktin se projekti për ndërtimin e një Teatri Kukullash ka mbetur peng sepse një gjyqtare i ka dhënë vetes pronën shtetërore të Garda e Republikës.

“Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Në frymë kam qenë kundër, është fundi. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë të bëjnë kallëzime. Por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi kemi bërë. Pra, nëse ne ndërtuam një prokurori special, nuk e bëmë që të dëgjojmë të njëjtën histori se shiko se ne nuk kemi kallëzim. Shkoni në një vend të konsoliduar. Pa kallëzim fare, nëse një gazetë apo një qytetar nxjerr një fakt tronditës. Çfarë kallëzimi duhet këtu për të gjithë këta që numërova.

Ministri i Drejtësisë ka çuar çështjen e Teatrit të Kukullave, fëmijët e Tiranës e presin. Ne kemi bërë projektin, e kemi gati, dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit të Garda e republikës. Kemi spostuar Gardën e Republikës për ta ndërtuar dhe pronën na e ka marrë një gjyqtare. Një javë para se ta shporrte vettingu na vënë sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Ndërsa ka 462 mijë euro të pajustifikuara! Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë kur e ka këtu këtë gjyqtare?”, ka thënë Rama.///

error:
%d bloggers like this: