Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas një lajmi në televizionin kombëtar Top Channel, ku thuhet se KESH e shet energjinë 4 herë më lirë se bursa.
Rama u shpreh se gënjehet pa të keq fare, kanal më kanal, për të nxitur urrejtjen ndaj qeverisë.
“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal, portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo”, shkruan Rama në një reagim në rrjetet sociale. /atsh///

ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës