SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se “Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si President kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë”.

Në seancën plenare për votimin e raportit për shkarkimin e Presidentit, Rama tha se “Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarje së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri tha se “Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i dhanë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore”.

Rama tha se Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj.

“Prandaj ky parlament sot duhet të ushtroj pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrësesi më statusin e lart që i ka dhënë parlamenti”, tha Rama.///

%d bloggers like this: