SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama informoi sot se pas kongresit në Berlin javën që vjen nis dialogu në bashkitë e Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një fotografi me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, Rama theksoi se “pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë”.

“Të bashkuar, jo të ndarë për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë”, tha Rama.

Kryeministri Rama mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane, që u zhvillua në Berlin, Gjermani. Në kuadër të kësaj vizite Rama zhvilloi takime edhe me liderët e vendeve europiane, të ftuar në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.///

error:
%d bloggers like this: