SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët që duan të punojnë në Greqi

/17/O4/2020//Një lajm i mirë për të gjithë punëtorët sezonalë shqiptarë që shkojnë në Greqi. Kryeministri Edi Rama u shpreh  te enjten se pas shqetësimit të konfederatës greke, është duke diskutuar me vendin fqinj për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi për të punuar. Të njëjtën gjë, tha Rama jemi gati ta bëjmë edhe me Malin e Zi.

“Ne jemi duke diskutuar me palën greke, kemi pasur edhe një kërkesë, nxitje apo shqetësim të shprehur nga mos gabohem një konfederata e agro-përpunuesve që kanë shprehur këtë shqetësim dhe ne jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi dhe nuk kemi asnjë problem që të bëjmë edhe për ata që janë punonjës sezonalë në Malin e Zi” tha Rama në ‘Opinion’ te Tv Klan./R=SR///

 

error:
%d bloggers like this: