Kryeministri Edi Rama informoi sot se “3 stadiume të reja do të nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”.
Rama ndau në rrjetet sociale foton e një shënimi të mbajtur gjatë mbledhjes maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar.
Prej ditës së djeshme, Kryeministri po zhvillon një diskutim maratonë me ministrat, ku po analizohen arritjet në çdo sektor gjatë vitit të shkuar. Rama tha më herët se “analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”.
Po ashtu, në mbledhje po diskutohet edhe mbi projektet dhe punët konkrete për vitin 2023.

ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023