SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Mblidheni mendjen top, derisa të dalë vaksina nuk ka vizita e takime.

/23/04/2020// Kryeministri Edi Rama zbardhi sot diskutimet në qeveri duke thënë se faza e dytë e hapjes nuk do të jetë si në vendet e tjera.

Ai u shpreh se virusi nuk ikën pavarësisht izolimit, por nëse popullata del masivisht ajo është e ekspozuar.

“Mblidheni mendjen top, derisa të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm që të mos goditemi. Mësohuni pa takime dhe vizita tek njëri tjetri. Ne do të hapim me kujdes dhe kudo, por jo njësoj dhe njëkohësisht. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë, ne hymë në grupin e vendeve më të suksesshme” – tha ai.

Rama shtoi se hapja do të jetë më e madhe në qytetet me risk të ulët, sikundër paralajmëroi masa shtrënguese për ato bashki që kanë raste infektimesh në shtim.//

error:
%d bloggers like this: