SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

BRUSSELS, BELGIUM - FEBRUARY 17: Prime Minister of Albania Edi Rama and European Commission President Ursula Von der Leyen (not seen) hold a press conference following the International Donors Conference in Brussels, Belgium on February 17, 2020. Dursun Aydemir / Anadolu Agency

Rama: Mediet lajme të rreme për dezinformim, duan favore të paligjshme

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në Twitter në lidhje me lajme të rreme të publikuara në ekrane private e kombëtare që sipas tij kanë mision dezinformim dhe nxitje kundër qeverisë.

Rama u shpreh se kjo bëhet për arsye se duan favore të paligjshme.

““700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se, “Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar!”.

“Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!”, u shpreh Rama.///

error:
%d bloggers like this: