SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama në Izrael, takim me Presidentin Hercog

 Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Presidenti Herzog u shpreh në fillim të takimit se me Kryeministrin Rama janë miq prej shumë vitesh.

“Kam shumë respekt për ju zoti Kryeministër. Kemi pasur marrëdhënie të ngushta dhe kemi dialoguar për shumë çështje. E kam ndjekur nga afër të gjithë mbështetjen dhe respektin tuaj për popullin tonë, miqësinë tuaj me Izraelin. Jam shumë i lumtur që jeni sot këtu. Pres me interes të mësoj më shumë për vizitën juaj këtu. Lexova dhe dëgjova për takimet e tua dje që zhvillohen në respekt të marrëdhënieve dhe respektit të dyanshëm midis popujve dhe qeverive tona”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama pasi e falënderoi, vuri në dukje se Presidenti do të vizitojë Shqipërinë.

“Jemi të lumtur për mikpritjen e ngrohtë që na është ofruar këtu. Shpresojmë ta forcojmë bashkëpunimin dhe të shohim më shumë turistë izraelitë. Shqipëria ka qenë gjithmonë mikpritëse për njerëzit e mirë, ata gjithmonë kanë ardhur, por kurrë nuk kanë ardhur në kohëra të qeta por në momente të vështira. Jam i bindur që kanë shumë për të parë në Shqipëri dhe do të ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse Shqipëria ka qenë shtëpi e dytë për popullin Izraelit”, tha Rama.

Kryeministri Rama nisi dje një vizitë zyrtare në Tel-Aviv, Izrael, me ftesë të kryeministrit Yair Lapid.

Ditën e djeshme, kryeministri u prit në takime nga kryeministrin Yair Lapid dhe ministri i Financave, Avigdor Lieberman.

Ndërsa sot Rama do t’i drejtohet me një fjalë eventit “CAM/Combat Antisemitism Movement Leadership”.

Sipas medies izraelite, fokusi i takimeve me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.

Kryeministri dhe ministrat që e shoqërojnë si pjesë e delegacionit pritet të zhvillojnë takime edhe me liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e Kuvendit, Mickey Levi.

error:
%d bloggers like this: