SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, nisi sot punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe të investimeve”.Në fjalën e tij në hapje të samitit që po mbahet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, Kryeministri Rama theksoi se “pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëses së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe tregut të përbashkët rajonal të Bashkimit Europian”.

Kreu i qeverisë falënderoi Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, që sipas tij nisi dhe promovoi planin e madh ekonomik dhe të investimeve, të tregut të përbashkët rajonal.“I jam shumë mirënjohës posaçërisht Komisionerit të Bashkimit Europian që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post pandemike, të punojmë mbi rezistencën social ekonomike, të na ndihmojë e të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme e të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ju faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam vërtet i lumtur t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë”.Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për mediet në orën 12.30.///

%d bloggers like this: