SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama-opozitës: Ju kam lënë Faik Beun për të vërtetat e mëdha të shqipove e për të paudhët si ju

 Kryeministri Edi Rama ndau sot pjesë nga fjalimi i djeshëm në Kuvend ku u diskutua projektligji për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.

“Ju kam lënë Zotin për të zezat që nxirrni ndaj meje…dhe Faik Beun për të vërtetat e mëdha të shqipove e për të paudhët si ju”, theksoi Rama.

“për tërë të zezat që gojët kanë nxjerrë me furi ndaj meje, unë çfarë të them? Ju kam lënë Zotin. Ju kam lënë Zotin sepse mendoj që vetëm ai mund të zgjidhë ta pazgjidhshmen në këtë rast, por sot po ju lë ju të paudhëve që hoqët gozhdën dhe ju mbeti vrima, edhe Faik Beun”, tha Rama në Kuvend.

“Faik Beu, kasneci i së vërtetave të mëdha të shqipove që të gjithëve në fakt na ka dalë borxhit me qindra herë, por që jo të gjithë kanë dashur ta dëgjojnë. Dhe kush se ka dëgjuar është katandisur fiks si fytyrat që unë shoh po të kthej kokën djathtas.

“Ndër turinjtë më të dendur të Shqipërisë duhet vënë re ai që është gati të vdesë për kombin.

Unë – Kur je gati për të vdekur për Atdhenë? Ç’pret? S’ka ardhur koha – thotë ai.

Atëherë unë: Në mos erdhi koha për të vdekur djalë, erdhi një kohë tjetër. Erdhi koha të ngrihesh, ta kapërcesh me vrap pragun e derës se mjaft më çave kokën!””, u shpreh Rama duke cituar Faik Konicën. ///

error:
%d bloggers like this: