-Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria prej 8 ditësh po kalojnë në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga radhët kilometrike të automjeteve në Pikën Kufitare të Morinës, që krijoheshin çdo vit gjatë muajve të verës.“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin”, shprehet Rama. Në 20 qershor qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave.
Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet