SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Rilindja Urbane nuk ishte fasadë, por program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se programi i Rilindjes Urbane nuk ishte “dava fasadash”, por një program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike për komunitete e familje që lëngonin në gropat e harresës totale.

“Sapo postova foton e mëparshme nga Voskopoja, nën efektin energjizues të transformimit mbresëlënës që vazhdon papushim në këtë zonë qyshse nisëm programin e Rilindjes Urbane, më zunë sytë mes të tjerash disa komente tipike prej një kategorie njerëzish që kam vënë re se mërziten shumë nga çdo gjë e bukur, çdo punë e mirë, çdo ndryshim pozitiv në këtë vend. “Po kush do t’i mirëmbajë se kanë ikur të gjithë?”, thoshte një, a thua se ata që e kanë kthyer Voskopojën në një spektakël investimesh në shtëpitë e vjetra janë alienë, fantazma apo të marrë që i hedhin lekët në tym!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri theksoi se jo vetëm që s’kanë ikur të gjithë, po atje gjen plot të kthyer apo edhe të ardhur nga Tirana për të investuar kursimet e tyre në bujtina, të cilat sjellin të ardhura shumë më të mira sesa një punë e zakonshme në emigracion.

“Mjafton të shikosh se si po rritet numri i turistëve çdo vit në Shqipëri, po edhe në Voskopojë, për ta kuptuar pse këta njerëz po investojnë tek e ardhmja, po edhe për të parë se si programi i Rilindjes Urbane nuk ishte “dava fasadash”, po një program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike, për komunitete e familje që lëngonin në gropat e harresës totale”, tha Rama.

error:
%d bloggers like this: