SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, do të hapen 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti, për ta kthyer Shqipërinë e 2030-ës, në një vend kampion të Ballkanit në turizëm.

Në fjalën e tij në Kuvend, ku po shqyrtohet projektligji për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, Rama tha se, “unë i jam zotuar durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ne do hapim 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti, për ta kthyer Shqipërinë e 2030-ës, nga një vend ku deri para disa vitesh turizmi mbahej vetëm me frymën patriotike të Kosovës motër, në një vend kampion të Ballkanit në turizëm dhe e kam marrë votën edhe për këtë zotim”.

“Porta kryesore natyrale nga deti për ta ngjitur Shqipërinë në atë në atë majë është Durrësi, ndërsa vendi natyral për ta hapur atë portë është zemra e Durrësit”, u shpreh Rama.

“Pikërisht aty duhet dhe pikërisht aty do të transplantohet edhe një zemër e re për Durrësin turistik, ku do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë në dispozicion, ndërkohë që gjysma tjetër, do të jetë hapësirë publike e transformuar rrënjësisht, përfshirë dhe 700 metra plazh që sot as nuk ekziston fare”, theksoi Rama.///

error:
%d bloggers like this: