SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Shqipëria, shembull i respektimit të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kemi nisur me procesin e transformimit të Vjosës në Park Kombëtar dhe nga ana tjetër i kemi kërkuar Greqisë që të na bashkohet, sepse Vjosa grykëderdhjen e ka nga ana tjetër e kufirit”.

Në një prononcim për mediet, gjatë vizitës së tij në Dropull dhe takimit me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Rama tha se ky projekt do të bëhet një shembull spektakolar nga pikëpamja e aspektit për mjedisin dhe nga pikëpamja e transformimit të një aseti aq të vyer mjedisor në një burim ekonomie pa cenuar mjedisin.

I pyetur për përshpejtimin e dakordësisë midis dy palëve për të çuar sa më shpejt marrëveshjen e detit në Hagë, Rama tha se “është një proces që kërkon gjithmonë një procedurë kushtetuese dhe ligjore të cilën ne e respektojmë”.

Interesimit të gazetarëve nëse ka diskutuar me Presidentin Begaj për kushtetutshmërinë, Rama tha se “jo, kjo do të ndodhë kur të depozitohet kërkesa në bazë të procedurave ligjore, kushtetuese”.

I pyetur mbi angazhimin e qeverisë në vijim për komunitetin minoritar Rama tha se “Shqipëria është një shembull rrezatues i respektimit të komuniteteve qoftë nga pikëpamja e legjislacionit, qoftë nga pikëpamja e faktit, megjithatë asnjëherë nuk është mjaft, as për ata që janë qytetarë të minoritetit, as për ata që janë qytetarë me kombësi të vendit amë, kështu që do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me këtë komunitet siç kemi punuar. Fatmirësisht Mirela, ministrja është edhe drejtuese e qarkut këtu, është shumë e lidhur me komunitetin, kemi një kryetar bashkie shembullor këtu, kështu që i kemi të gjitha kushtet për të bërë më të mirën dhe kemi dhe projekte të tjera që do të vazhdojmë t’i realizojmë në këtë zonë”.

Lidhur me çështjen e pronave të minoritetit , Rama tha se “nuk ka një çështje pronash të minoritetit, çështja e pronave është tërësore dhe nuk ka asnjë lloj dallimi mes askujt nga pikëpamja e të mirave dhe nga pikëpamja e të këqijave. Ndajmë të mirat, ndajmë dhe të këqijat”.

Sa i përket censusit, Rama theksoi se “do ta bëjmë dhe censusin patjetër, censusi nuk është punë që vendoset në progres-raport, censu///

error:
%d bloggers like this: