Kryeministri Rama në bashkëbisedim sot pasdite me qytetarë në Përmet, deklaroi se pagat do të rriten në mënyrë të vazhdueshme për të përballuar inflacionin e luftës.
Duke folur për inflacionin e luftës, Rama tha se “do bëjmë çmos që rritjen e pagave ta vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshme”.
“Ta vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshme për të vazhduar të stimulojmë sa më shumë jo vetëm njerëzit që punojnë në sektorin publik, por dhe ata që punojnë në sektorin privat”, u shpreh ai.
“Kemi bërë dy herë rritje të pagës minimale dhe do ta rrisim përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri, dhe përsëri, në mënyrë që dhe sektori privat të vijë dhe të bashkohet”, tha Rama.
Rama shtoi se “ne duam t’i vazhdojmë punët siç bëmë dhe në kohën e pandemisë. Kemi patur rimëkëmbjen më të shpejtë se të gjitha projeksionet dhe të gjitha planet më optimiste, pikërisht se ne vazhduam të investojmë. Pikërisht se ne nuk i ndaluam punët dhe ne duam të vazhdojmë të investojmë kudo, edhe këtu”, tha ai.
Rama theksoi se sot janë 1000 shtretër për infrastrukturën e mikpritjes në Përmet, nesër do të ketë 250-300 mijë turistë.
“Kur kam ardhur këtu 5 apo 6 vite përpara, këtu kishte vetëm 1 apo 2 hotele, dhe hoteli i Vasos, ishte hoteli ku vinin ata që i sillte rruga për punë. Sot isha me Gaz Çaçin, dhe më tha nuk vjen dot në Përmet për fundjavë dhe të gjesh dhomë. Po erdhe pa e porositur përpara, gjej ndonjë kushëri, një të njohur që të flesh, se nuk ka një dhomë në asnjë nga hotelet dhe bujtinat. 1000 shtretër sot për infrastrukturën e mikpritjes në Përmet, plot”, tha Rama.
“Edhe në fundjavën që lamë pas është vërtetë një rezultat për t’u mbushur me optimizëm dhe për të pasur shumë më tepër kurajë për të vazhduar, sepse kjo është rruga. Dhe siç dukej e pamundur se mund të ndodhte, mund të duket sot e pamundur të ndodhë që nesër, në fakt është ajo që do të ndodhë, që në këtë vend magjik ekonomia e agroturizmit do jetë një ekonomi që do të japë të ardhura dhe do të japë punë dhe kënaqësi, jo për disa dhjetëra, po qindra familje. Dhe jo vetëm kaq, ajo do sjellë jo 60 mijë turistë, por 200 mijë, 250-300 mijë në Përmet”, tha Rama./atsh///
ME SHUME LAJME
“Harrojeni se Beleri betohet!”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian, nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë
Mesazh për Presidentin. Shënjtori nga Dhrovjani i Delvinës,ndër himnografët më të mëdhenj të kishës Ortodokse.
Parlamenti sot. “Ik ore komunist m…”, deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës për karriget